Pas deklaratave për partneritetin e Kosovës me Amerikën, O'Brien sot viziton Malin e Zi
Ndihmëssekretari amerikan i shtetit, James O’Brien, sot do të qëndrojë për vizitë në Mal të Zi.
Lajmin e ka publikuar televizioni “RTCG”.
O’Brien do të takohet me Kryeministrin e Malit të Zi, Milojko Spajiq, ndërsa deklarimet për media do të jenë pas takimit të tyre.
Kjo vizitë në Ballkan e ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit, vjen vetëm një javë pas deklaratës që O’Brien bëri për Qeverinë e Kosovës, ku vuri në pikëpyetje partneritetin me Shtetet e Bashkuara.