Pas 72 orësh nga tërmetet e fuqishme, shpresat zbehen për të bllokuarit nën rrënoja në Venezuelë - NACIONALE

Pas 72 orësh nga tërmetet e fuqishme, shpresat zbehen për të bllokuarit nën rrënoja në Venezuelë

1 orë më parë

nga NACIONALE

Tre ditë pas dy tërmeteve vdekjeprurëse të së mërkurës në Venezuelë, operacionet e shpëtimit po hyjnë në një fazë kritike. Sipas raportimit të CNN, mbrëmjen e sotme mbushen 72 orë nga goditjet, një kufi vendimtar për gjetjen e të mbijetuarve nën rrënoja.

Pas kësaj periudhe, mundësitë për mbijetesë pa ujë bien me shpejtësi, megjithëse raste shpëtimi janë regjistruar edhe pas pesë ose gjashtë ditësh. David Emmanuel Villa Tejeda, pjesë e ekipit meksikan Los Topos në Karakas, tha se situata është “e vështirë”, pasi ndërtesat e dëmtuara janë të larta dhe numri i zonave për kërkim është i madh.

“Është e vështirë sepse tërmetet erdhën njëri pas tjetrit dhe nuk ishin shumë të thellë,” tha Villa Tejeda, duke shtuar se kjo shkaktoi shembjen e shumë godinave. Në ndërtesën ku ai punonte, perspektiva ishte e zymtë: “po bëhet shumë e vështirë t’i gjejmë të gjallë.”

Megjithatë, ai tha se ekipi i tij ka nxjerrë të mbijetuar edhe pas 10 ditësh nën rrënoja. Kryqi i Kuq paralajmëroi se pasgoditjet e vazhdueshme po e vështirësojnë ndjeshëm punën e shpëtimit.

Lajme të ngjashme