Parashikimi i motit për sot në Kosovë
Sot në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira.
Sipas Meteo Kosova, temperaturat minimale do të lëvizin prej 16 deri në 18°C, ndërsa ato maksimale prej 29 deri në 32°C.
Parashikimi për sot:
Për të enjten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku lokalisht mund të ketë ndonjë rrebesh të izoluar, kryesisht në orët e mëngjesit.
Era do fryjë nga verilindja, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-40 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 16 deri në 18°C, ndërsa ato maksimale prej 29 deri në 32°C.