Parashikimi i motit për sot dhe ditët e fundjavës - NACIONALE

Parashikimi i motit për sot dhe ditët e fundjavës

4 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Mot tejet i nxehtë pritet të mbretërojë gjatë ditës së sotme.

Kështu të paktën ka raportuar "Prishtina Weather", sajt i specializuar i parashikimit.

Temperatura të përafërta pritet të jenë edhe në fundjavë, megjithëse nuk përjashtohet mundësia për reshje shiu.

Më poshtë parashikimi i plotë për sot, ditët e fundjavës dhe të hënën e javës së ardhshme.

19.08 - Shumë nxehtë e kryesisht me diell. Pasdite me vransira kalimtare. Përreth viseve malore mundësi për ndonjë rrebesh shiu me bubullima.
20.08 - Mbetet nxehtë, por kryesisht me vransira. Pasdite priten zhvillime edhe të stuhive me shi, e nuk përjashtohen gjasa që lokalisht të ketë edhe breshër.
21.08 - Kryesisht me vransira. Pasdite priten edhe mundësi për rrebeshe shiu me bubullima.
22.08 - Vransira dhe intervale me diell. Pasdite kohëpaskohe mundësi për reshje të dobëta shiu.

Lajme të ngjashme