Parandalohet futja ilegale e 35 mijë eurove në pikën kufitare në Vërmicë, dogana jep detaje - NACIONALE

Parandalohet futja ilegale e 35 mijë eurove në pikën kufitare në Vërmicë, dogana jep detaje

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Vërmicë është parandaluar futja ilegale e mbi 35 mijë eurove në territorin e Kosovës.

Përmes një njoftimi nga Dogana e Kosovës, bëhet e ditur se është ndalur një veturë dhe drejtuesi i saj e ka mohuar se ka ndonjë gjë për deklarim.

“Gjatë pyetjes zyrtare, drejtuesi i automjetit mohuar se posedon ndonjë gjë për deklarim. Pas kësaj, mjeti është përzgjedhur për një kontroll të detajuar në vijën e dytë të procedurës së kontrollit.” – thuhet në njoftim.

Dogana ka bërë të ditur se një shumë e mjeteve, 8 mijë euro apo 25% janë konfirmuar, ndërsa pjesa e tjerë është ndaluar deri në përmbyllje të procedurave të mëtejshme.

Si rezultati i kontrollit janë gjetur mjete monetare të padeklaruara në vlerë prej 35,200.00 Euro. Është vërejtur se paratë ishin të fshehura në pjesën e brendshme të xhaketës, të ndara në 5 pjesë. Për të theksuar, pala për mjete monetare nuk ka paraqitur asnjë dokumentacion lidhur me prejardhjen e tyre. Në përputhje me ligjin, është konfiskuar një shumë prej 8,800.00 Euro, që përfaqëson 25% të vlerës totale të mjeteve monetare. Pjesa tjetër e mjeteve monetare është ndaluar deri në përmbylljen e procedurave të mëtejshme.” – thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme