Bajrami numëron premtimet e paralizuara të Qeverisë Kurti: Mundohet me e arsyetu mungesën totale të rezultateve
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka shkruar disa nga premtimet e Qeverisë Kurti të cilat nuk janë realizuar.
Bajrami përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka ardhur në pushtet për 15 vjet me protesta, me sulme ndaj policëve, me gaz lotsjellës.
“Vetëvendosje ka ardhur në pushtet për 15 vjet me protesta, me sulme ndaj policëve, me gaz lotsjellës në Kuvend, mollotov, dëmtim të pronës publike, sulm ndaj shtëpive private të udhëheqësve të shtetit, rrokullisje të kamionëve e deri te humbja e jetëve në protesta kundër Asociacionit e Pakos së Ahtisaarit.” – ka shkruar Bajrami.
Ajo tutje ka numëruar pretimet e Kurtit të cilat nuk janë realizuar.
“Për të ardhur në pushte, Kurti, Nagavci, Sveçla, Salih Zyba dhe e gjithë Vetëvendosjes patën premtuar: 160 çerdhe; 4 mijë banesa për të rinjtë; Bankë Zhvillimore; Fond Sovran; Kthim i trurit në vend; Zero TVSH për miell, vaj, qumësht, sheqer, kripë etj; Lirim të çmimit të energjisë,; Zero euro për energjinë e serbëve në veri të vendit; Rritje të pagës minimale; Zero tatim për pagë minimale; Ndalja e gjakderdhjes financiare te Ndermarrjet Publike; Meritokraci; Punë dhe drejtësi; Luftë kundër korrupcionit; Autostrada, rrugë magjistrale, tunele, ura; Stadium kombëtar e infrastrukturë sportive gjithandej vendit; Jo Zajednicë.” – ka shkrusr ajo.
Ajo tutje ka thënë se askush nga partia në pushtet nuk mund të flasë për ndonjë premtime të realizuar.
“Sot, askush nga LVV nuk mund të flasë për ndonjë premtim të REALIZUAR. Të vjen keq kur burra e gra i sheh tek përpëliten nëpër studio televizive e në Kuvend duke u mundu me e arsyetu mungesën totale të rezultateve.” – ka shkruar ndër të tjera deputetja e LDK-së.
