“Kënaqësi e veçantë; fat”: Ambasadori i Shqipërisë viziton Rexhep Qosjen, e quan “burrë të mençur”
Petrit Malaj, amabasador i ri i Shqipërisë në Kosovës, ka vizituar Rexhep Qosjen, akademik dhe letrar i njohur i Kosovës.
Malaj e ka cilësuar si “kënaqësi të veçantë” takimin me Qosjen.
“Kënaqësi e veçantë, që sëbashku me Anetën takuam personalitetin e shquar shqiptar, Akademik Rexhep Qosja.
Është fat tek qëndron pranë tij dhe dëgjon fjalët dhe mendimet e vyera të këtij burri të mënçur, që ka dhënë një kontribut të çmuar për kombin shqiptar!” – shkroi ai.