Paralajmërimi i Haradinajt: Këtë vjeshtë mund të kemi marrëveshje mes Kosovës e Serbisë
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se vjeshta e këtij viti është idealja për marrëveshjen Kosovë - Serbi.
Sipas tij, lufta në Ukrainë ka ndryshuar shumë situata dhe se pastaj ShBA-ja mund të merret me çështje të tjera.
Nuk është se ka shumë kohë për ne, kështu që, sipas Haradinajt, duhet shfrytëzuar ky rast.
“Vjeshta është koha e duhur, pasi Ukraina i ka ndryshuar shumë parametra, ka sqaruar shumë situata. Në Amerikë tani i kemi zgjedhjet për Dhomat e Përfaqësuesve, menjëherë pas tyre fillojnë aspektet e zgjedhjeve presidenciale atje dhe nuk është që çdo herë mund të kenë kohë për ne”, tha ndër të tjerash në Rubikon i pari i AAK-së.

