Para vizitës së Pelosit, Kina ka pezulluar importin e qindra produkteve të Tajvanit - NACIONALE

Para vizitës së Pelosit, Kina ka pezulluar importin e qindra produkteve të Tajvanit

4 vjet më parë

nga Miranda Shala

Pak kohë para se Pelosi të arrinte në Tajavan, Kina ka ndaluar importet e qindra produkteve ushqimore tajvaneze.

Faqja e internetit e Administratës së Përgjithshme të Doganave të Kinës ka renditur disa qindra produkte tajvaneze si "import i pezulluar". Ku disa nga produktet ishin të lidhura me prodhuesit kryesorë vendas të ushqimit, prodhuesit e ëmbëlsirave dhe fermat e qumështit.

Ndërkohë, një zyrtar në Këshillin e Bujqësisë të Tajvanit ka njoftuar se vlerësimi fillestar i këshillit është se kufizimet godasin më rëndë produktet ujore, çajin dhe mjaltin, dhe se është ende në proces të kontaktimit me kompanitë përkatëse për të mësuar qëllimin e plotë të pezullimit.

Zyrtari më tej ka bërë të ditur se edhe pse pezullimet kineze nuk përbënin një ndalim gjithëpërfshirës, produktet e pezullura janë të shumta.

Ministria e Çështjeve Ekonomike të Tajvanit ka deklaruar se është në dijeni të situatës dhe se agjencitë përkatëse qeveritare do të ndihmojnë kompanitë e prekura.

Sipas të dhënave nga Këshilli i Bujqësisë, Kina ka qenë blerësi kryesor i produkteve tajvaneze për dekada. Megjithëse eksportet në Kinë në vitet e fundit janë përgjysmuar - nga 108.8 milion dollarë që ishin në 2018 - në 54.8 milion dollarë në 2021.

Lajme të ngjashme