Pantina: Vëllait tim iu bastis shtëpia por s'u gjet asgjë, është lënduar pasi jerm ngatërroi daljen nga dhoma
Zyrtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shqipe Pantina ka thënë se është e vërtetë që shtëpia e vëllait të saj është bastisur gjatë ditës së djeshme, por aty nuk është gjetur asgjë dhe kjo u vërtetua nga Gjykata.
Përmes një shkrimi në Facebook, Pantina ka thënë se vëllai i saj ka pësuar lëndime serioze, por jo duke tentuar t’i ikë arrestimit, por pasi gjysmë i përgjumur ka ngatërruar daljen nga dhoma.
“Vellau eshte jasht rrezikut per jete por me lendime serioze te boshtit kurrizor. Dua te i falenderoj mjeket e Emergjences dhe te Klinikes se ortopedise spinale per kujdesin e treguar. Falenderoj edhe te gjithe miqte e mi per thirrjet dhe mesazhet e derguara dje.” – ka thënë ajo.
Në fund, Pantina shtoi se mediat e kanë për detyrë të informojnë drejt, e jo të shkelin etiken e parimet e gazetarisë.
Postimi i plotë në Facebook:
Te nderuar miq,
Dje emri im dhe i familjes sime eshte lakuar ne disa medie: Eshte e vertete se shtepia e vellaut tim eshte bastisur dje, por eshte e vertete se aty NUK eshte gjetur ASGJE, kete e ka vertetuar sot edhe Gjykata. Vellau im nuk akuzohet per asgje. Eshte e vertete se ai ka pesuar lendime serioze dje, por eshre e vertete se ai NUK ka tentuar te i ike arrestimit. Gjysme i pergjumur ( ne jerem) ai ka ngaterruar daljen nga dhoma.
Vellau eshte jasht rrezikut per jete por me lendime serioze te boshtit kurrizor. Dua te i falenderoj mjeket e Emergjences dhe te Klinikes se ortopedise spinale per kujdesin e treguar. Falenderoj edhe te gjithe miqte e mi per thirrjet dhe mesazhet e derguara dje.
Mediat e kane per detyre te informojne publikun drejt dhe ne menyre profesionale, por nganjehere ne ngutje per te bere “lajme ekskluzive” shkelin cdo etike e parim gazetaresk sic ndodhi nga disa mediume edhe dje. Sidoqoft, Une do vazhdoj te angazhohem per lirine e medias edhe atehere kur sulmohem padrejtesisht.
Cfar nuk te vret te ben me te forte!