Pamjet ku një person e shqyu Kuranin në Prizren: Policia fillon hetimet
Pamjet e një personi të panjohur në Prizren teksa e shqyen librin e shenjtë Kuranin, kanë shkaktuar reagim të madh.
Si rezultat, Policia e Kosovës ka filluar hetimet në drejtim të veprës nxitje e mosdurimit fetar.
Njoftimi:
Prizren 03.03.2025 – 12:10. Lidhur me rastin, njësitet policore kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore, është iniciuar rasti si dhe është njoftuar prokurori kompetent. Rasti është duke u hetuar.