Pamje: Sot zëvendësministër, Bardhyl Dobra ishte turpëruar para kamerave nga ambasadori francez
Zëvendësministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Bardhyl Dobra, i është publikuar një video, në të cilën shihet duke pasur vështirësi gjatë përkthimit nga gjuha frënge në gjuhën shqipe.
Në një video të bërë para më shumë se 10 viteve, Dobra ka pasur një moment jo të rehatshëm gjatë punës së tij si përkthyes.
Ai ishte larguar nga përkthimi prej ish-ambasadorit të Francës në Kosovës, Jeans Francois Fitou, gjatë një deklarimi për KTV.
Ish-ambasadorit Fitou, sipas videos, duket se nuk i pëlqen aspak përkthimi i Dobrës, saqë detyrohet ta largojë me forcë atë nga përkthimi.

Ish-ambasdori dëgjohet duke u ankuar në përkthim deri në momentin kur vendos që ta largojë krejt nga përkthimi Dobrën.
Dobra aktualisht është zëvendësministër i Punëve të Brendshme dhe në prezantimin që ishtë bërë për emërimi i tij në këtë pozitë, thuhej se ai, përveç gjuhës shqipe, i flet edhe gjuhët frënge dhe angleze.

Nuk dihet nëse tanimë Dobra është përmirësuar në përkthim nga gjuha frënge.
Më poshtë mund ta shikoni momentin kur Dobra largohet me forcë nga përkthimi:
