Pamje: Ronaldo e shënon golin e parë të sezonit nga penalltia - NACIONALE

Pamje: Ronaldo e shënon golin e parë të sezonit nga penalltia

1 vit më parë

nga Vivianit Gërguri

Sulmuesi portugez i Manchester United, Cristiano Ronaldo, ka arritur të shënojë golin e tij të parë të sezonit dhe kjo erdhi në Ligën e Evropës nga penalltia në fitoren që po shënon skuadra e tij 2:0 ndaj Sheriffit.

Penalltia u shkaktua në bashkëkombësin e Ronaldos, Diogo Dalot, pasi ndërhyri ashpër në zonë Patrick Kpozo, e që një minutë më vonë, përgjegjësinë e mori fituesi i pesë herë Topit të Artë për ta konkretizuar në gol.

Kjo është ndeshja e tetë për portugezin në këtë sezon të garave, gjashtë nga të cilat i ka zhvilluar në Premierligë dhe dy të tjera në Ligën e Evropës.

Kjo është vetëm paraqitja e tretë si titullar në skuadrën e Erik ten Hag, teksa në ndeshjet tjera ka filluar ndeshjen nga banka rezervë, si shkak i mos përgatitjes me skuadrën në fazën përgatitore por edhe kërkesën e tij të bujshme në afatin kalimtar veror për t’u larguar nga djajtë e kuq në kërkim të një skuadre që luan në Ligën e Kampionëve.

Lajme të ngjashme