Pal Lekaj: AAK e mbështet Asociacionin pa kompetenca - NACIONALE

Pal Lekaj: AAK e mbështet Asociacionin pa kompetenca

4 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Një sinjal interesant ka ardhur këtë mbrëmje nga ana e Pal Lekajt.

Në një deklarim dhënë televizionit T7, Lekaj ka thënë se si parti e pranojnë një Asociacion pa kompetenca.

Ndërkaq, ka paralajmëruar kryeministrin Kurti se nëse do ta bëjë Asociacionin me kompetenca, do të ketë protesta të mëdha, me të gjitha mjetet.

“Ne mendojmë që mund të ketë Asociacion pa kompetenca ekzekutive. Mund të mblidhen disa komuna që mbrojnë interesat e komunave, por me një asociacion me komptentca ekzekutive s’e përkrahi.

Nëse vjen deri aty, edhe protesta edhe veprime politike, gjithçka do të bëjmë që të mos lejojmë një Asociacion të tillë. Me të gjitha mjetet, edhe me protesta edhe me veprime politike”, tha ndër të tjerash ai.

Lajme të ngjashme