Pagat e ulëta, vonesat dhe pasiguria në punë “po shtyjnë të rinjtë të ikin nga vendi,” thotë Azemi
Kryetari i SPSPK-së, Jusuf Azemi, alarmon për kushte të rënda dhe mungesë sigurie në punë.
Ai thekson se pagat e ulëta dhe vonesat po shtyjnë të rinjtë të largohen nga Kosova.
“Ka shumë punëtorë që nuk i kanë marrë pagat… këto elemente bëjnë që të rinjtë të ikin”, tha ai.
Azemi ngriti shqetësimin për moszbatim të ligjeve.
“Ligjet… nuk po respektohen, nuk po implementohen”, deklaroi ai për Ekonomia Online.
Sipas tij, punëtorët janë “në mëshirën e Zotit”.
Ai paralajmëroi edhe për mungesë serioze të fuqisë punëtore, sidomos të atyre të kualifikuar.