Pacolli i tronditur me vrasjen e gruas së ish-këshilltarit të tij: E ndaj dhimbjen me familjet e të ndjerës - NACIONALE

Pacolli i tronditur me vrasjen e gruas së ish-këshilltarit të tij: E ndaj dhimbjen me familjet e të ndjerës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti Behgjet Pacolli është tronditur nga vrasja e gruas së ish-këshilltarit të tij, Naim Murseli.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se dhimbjen e ndan me dy familjet e të ndjerës.

“Lajm i tmerrshëm për tragjedinë në familjen e Naim Murselit. Dhimbjen e ndaj me dy familjet e të ndjerës Liridona!”, ka shkruar Pacolli.

Policia e Kosovës ka bërë me dije se vrasja ka ndodhur mbrëmë pas orës 20.

“Rreth orës 20:20, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën "Dalip Alshiqi" në Prishtinë. Policia si dhe mjekët emergjent, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku në një veturë kanë hasë një person pa shenja jete. Vdekjen e viktimës (femër) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Mbështetur në informacionet e para, dyshohet se bëhet fjalë për vrasje me armë zjarri. Policia në koordinim me prokurorinë, ka nisur hetim dhe ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit”, ka thënë ka thënë zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

Lajme të ngjashme