Osmani thotë se ishte subjekt i një “fushate baltosëse” kohëve të fundit - NACIONALE

Osmani thotë se ishte subjekt i një “fushate baltosëse” kohëve të fundit

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Presidentja Vjosa Osmani tha se është përballur me një “fushatë baltosëse” që synon dëmtimin e dinjitetit dhe demokracisë.

Ajo theksoi se sulmet nuk janë kritikë, por përpjekje të qëllimshme për manipulim dhe dezinformim.

“Nuk ka të bëjë me llogaridhënie… është përpjekje për të zhveshur një njeri nga dinjiteti”, deklaroi ajo.

Sipas Osmanit, propaganda krijon një klimë ku e vërteta relativizohet dhe demokraci dobësohet gradualisht.

“Kur e vërteta s’ka rëndësi… atëherë e tërë demokracia është në rrezik”, tha ajo.

Ajo paralajmëroi se këto sulme dërgojnë mesazh frikësues për gratë në politikë.

“Ky është mesazh për çdo grua që hyn në jetën publike”, theksoi Osmani.

Ajo kërkoi institucione që mbajnë përgjegjës përhapësit e propagandës dhe dezinformimit.

Lajme të ngjashme