Osmani takohet me ambasadorin Hovenier, flasin për përpjekjet e shteteve aleate për dinamizim e dialogut - NACIONALE

Osmani takohet me ambasadorin Hovenier, flasin për përpjekjet e shteteve aleate për dinamizim e dialogut

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja Vjosa Osmani ka takuar ambasadorin e SHBA-ve, Jeffrey Hovenier, me të cilin ka biseduar për dialogun me Serbinë dhe për përpjekjet e shteteve aleate për dinamizimin e tij.

Osmani citohet t’i ketë thënë ambasadorit Hovenier se dialogu duhet të përmbyllet me njohjet të ndërsjellë “pa prekur rendin kushtetues, integritetin territorial, sovranitetin dhe funksionalitetin e vendit”.

Kujtojmë se këto ditë është raportuar për një propozim franko-gjerman për dialgun Kosovë-Serbi.

Njoftimi i plotë:

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim të rregullt ambasadorin e SHBA-ve, Jeffrey Hovenier.

Me ambasadorin Hovenier, Presidentja Osmani ka diskutuar për zhvillimet aktuale në vend e rajon.

Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova është në koordinim të plotë me SHBA-të, në raport me adresimin e çështjeve prioritare.

Në takim u diskutua edhe për dialogun me Serbinë dhe përpjekjet e shteteve aleate për dinamizim të tij. Presidentja Osmani nënvizoi se dialogu duhet të përmbyllet me njohje të ndërsjellë dhe pa prekur rendin kushtetues, integritetin territorial, sovranitetin dhe funksionalitetin e vendit.

Lajme të ngjashme