Osmani reagon për vrasjen e 25-vjeçares: Krim mizor, shoqëria nuk mund ta normalizojë dhunën - NACIONALE

Osmani reagon për vrasjen e 25-vjeçares: Krim mizor, shoqëria nuk mund ta normalizojë dhunën

1 ditë më parë

nga NACIONALE

Ish-presidentja Vjosa Osmani ka reaguar pas vrasjes së 25-vjeçares Jetlira, e cila dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj.

Osmani ka theksuar se bashkë me Jetlirën humbi jetën edhe fëmija që ajo mbante në bark, duke e cilësuar rastin si një tragjedi të rëndë dhe krim mizor.

“Një grua e re dhe jeta që po rritej brenda saj humbën jetën në mënyrën më tragjike. Jetlira, vetëm 25 vjeç, dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj. Bashkë me të u shua edhe një jetë që ende nuk kishte ardhur në këtë botë.”

Ajo ka shprehur ngushëllime për familjen e viktimës dhe ka kërkuar përgjegjësi të plotë për rastin.

Sipas Osmanit, shoqëria nuk duhet të heshtë dhe as ta normalizojë dhunën në familje.

“Asnjë grua nuk duhet të humbasë jetën për shkak të dhunës në familje. Asnjë fëmijë nuk duhet të bëhet viktimë e saj.”

Osmani e ka cilësuar rastin si “vrasje të dyfishtë” dhe ka kërkuar reagim të menjëhershëm institucional.

“Kjo vrasje e dyfishtë është krim mizor që meriton dënimin më të lartë, është alarm për shoqërinë në tërësi dhe kërkon reagim të menjëhershëm e të pakompromis institucional.”

Lajme të ngjashme