Osmani pret në takim ministren Xhaçka: Bashkëpunimi dhe koordinimi me Shqipërinë është prioritet i yni - NACIONALE

Osmani pret në takim ministren Xhaçka: Bashkëpunimi dhe koordinimi me Shqipërinë është prioritet i yni

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim ministren e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka.

Gjatë këtij takimi, Osmani ka thënë se bashkëpunimi dhe koordinimi me Shqipërinë është prioritet i tyre.

Bashkëpunimi dhe koordinimi me Shqipërinë është prioritet i yni. Prandaj sot, në një takim përmbajtësor me ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka, diskutuam rëndësinë e forcimit të mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona, mbështetjes së ndërsjellë, si dhe përgjigjes së përbashkët ndaj sfidave aktuale të sigurisë”, ka shkruar Osmani.

Ministrja e Shqipërisë, Xhaçka, është duke qëndruar sot në Prishtinë, ku është takuar edhe me homologen e saj në Kosovë, Donika Gërvalla, me të cilën kanë mbajtur edhe një konferencë për media.

Xhaçka gjatë konferencës ka përmendur liberalizimin e vizave për Kosovën.

E kam fjalën për çështjen e vizave e cila duket se ka hyrë në rrugën e zgjidhjes. Izolimi që i është bërë Kosovës është i pakuptimtë dhe nuk ka kuptim për ta mbajtur këtë situatë pezull. Dua ta garantojë motrën time që Shqipëria do të bëjë gjithçka për ta mbrojtur Kosovën”, tha tutje Xhaçka.

Lajme të ngjashme