Osmani për marrëveshjet në Bruksel dhe Ohër: Miqtë ndërkombëtarë të jenë të qartë për shkeljet e Serbisë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë thirrje për koordinim të vazhdueshëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian lidhur me krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Ajo gjithashtu ka bërë thirrje që të gjithë partnerët tonë ndërkombëtar të jenë të qartë sa i përket shkeljeve të cilat i ka bërë Serbia në raport me marrëveshjet e arritura në Bruksel dhe në Ohër.
Osmani pohoi se Kosova nuk i ikë obligimeve të saj, por në të njëjtën kohë ka kërkuar që të gjithë partnerët ndërkombëtarë të jenë të qartë në lidhje me shkeljet që Serbia ka bërë në marrëveshjet e arritura në Bruksel dhe në Ohër.
Në veçanti, Osmani iu referua nenit 4 të marrëveshjes, i cili kërkon që Serbia të mos kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare.
“Kosova nuk i ikë obligimeve të saj por në të njëjtën kohë ne kërkojmë që të gjithë partnerët tonë ndërkombëtar të jenë të qartë sa i përket shkeljeve të cilat i ka bërë Serbia në raport me marrëveshjet e arritura në Bruksel dhe në Ohër, respektivisht, neni 4 i marrëveshjes i cili kërkon që Serbia të mos kundërshtoj anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare. Për këtë arsye ne do të koordinohemi vazhdimisht me SHBA dhe BE dhe nuk kemi asnjë interesim dhe as qëllim që të ikim nga obligimet tona por gjithnjë duke përsëritur që Asociacioni duhet patjetër të jetë në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës dhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015 dhe në asnjë moment mos të ketë ndonjë element që ta bëjë shtetin e Kosovës jofunksional”, tha presidentja Osmani, transmeton KosovaPress.