Osmani: Mbështetje e plotë për mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në takimin e radhës të Këshillit Konsultativ për Komunitete ka ofruar mbështetjen për mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve.
Sipas një njoftimit nga Zyra e Presidentes u bë e ditur se Osmani ka bashkëbiseduar me anëtarët e Këshillit për shqetësimet që kanë komunitetet.
“Si Presidente e Republikës së Kosovës, do të ofroj mbështetje të plotë, brenda kompetencave kushtetuese dhe ligjore, për mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve. Andaj, do të punoj për të shtyrë para rekomandimet e Këshillit gjatë tërë mandatit tim dhe për më tepër, do t`i bashkërendojmë aktivitetet tona”, ka thënë Presidentja Osmani.
Sipas Osmanit, promovimi i të drejtave të komuniteteve është përkushtim i cili kërkon angazhim të përbashkët.