Osmani i zotohet Pratipatit për "përkushtim në avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve" - NACIONALE

Osmani i zotohet Pratipatit për "përkushtim në avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve"

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Presidentja Vjosa Osmani ka zhvilluar takim dje me të ngarkuarën me punë të Ambasadës së SHBA-ve, Anu Pratipati.

Gjatë takimit, siç bën të ditur Presidentja, Osmani i rikonfirmoi Pratipatit “përkushtimin e Kosovës për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve duke e vlerësuar partneritetin me SHBA-të si strategjik e thelbësor për suksesin e Kosovës.”:

“Presidentja Osmani ka pritur dje në takim të ngarkuarën me punë të Ambasadës së SHBA-ve, Anu Pratipati

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti dje në takim të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, znj. Anu Pratipati.

Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, përfshirë edhe çështje që kanë të bëjnë me sigurinë.

Si gjithnjë, Presidentja Osmani rikonfirmoi përkushtimin e Kosovës për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve duke e vlerësuar partneritetin me SHBA-të si strategjik e thelbësor për suksesin e Kosovës.”

Lajme të ngjashme