Osmani: Holokausti ishte sulm kundër njerëzimit, e kaluara të mos jetë e ardhmja e fëmijëve tanë - NACIONALE

Osmani: Holokausti ishte sulm kundër njerëzimit, e kaluara të mos jetë e ardhmja e fëmijëve tanë

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Nën atmosferën solemne të amfiteatrit të Bibliotekës Kombëtare, Kosova i është bashkuar botës demokratike mbrëmjen e sotme për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Holokaustit.

Presidentja e Kosovës. Vjosa Osmani, në fjalën e saj , e cilësoi Holokaustin si një tragjedi që shkoi përtej kufijve të një etnie, duke e quajtur atë një goditje ndaj vetë thelbit të njerëzimit.

“Sonte jemi mbledhur për të përkujtuar dhe për të nderuar gjashtë milionë gra, burra dhe fëmijë hebrenj që u vranë sistematikisht gjatë Holokaustit, si dhe miliona viktima të tjera të pafajshme që u shënjestruan nga regjimi nazist. Holokausti nuk ishte thjesht një sulm kundër një populli. Ishte një sulm kundër vetë njerëzimit”

“Këtë kohë vitin e kaluar, së bashku me liderë të tjerë nga e gjithë bota, qëndrova në Auschwitz-Birkenau. Mes mbetjeve të një mizorie të paimagjinueshme, një mesazh jehonte me forcë të veçantë: e kaluara jonë nuk duhet të bëhet kurrë e ardhmja e fëmijëve tanë. Ky është një mesazh që duhet të udhëheqë ndërgjegjen tonë, zgjedhjet tona dhe veprimet tona. Në Auschwitz kujtuam miliona fëmijë, gra dhe burra të pafajshëm që u bënë viktima të një urrejtjeje aq të thellë sa synonte të fshinte vetë ekzistencën e tyre”, tha ajo, raporton KosovaPress.

Lajme të ngjashme