Osmani: Gjykatat në Kosovë kanë dhënë një shembull mjaftë të mirë në sundim të ligjit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Gjykatat në Kosovë kanë dhënë një shembull mjaftë të mirë në sundim të ligjit, gjatë një konference ndërkombëtare të organizuar në temën: “Evoluimet në drejtësinë kushtetuese bashkëkohore – shembulli i rajonit të Ballkanit”.
Ajo vlerësoi themelimin e forumit duke thënë se “do të rrisë edhe më shume bashkëpunimin e gjykatave kushtetuese në mbrojtje dhe garantimit të të drejtave dhe lirive të njeriut”.
“Gjykatat në Kosovë kanë dhënë një shembull mjaftë të mirë në sundim të ligjit. Themelimi i këtij forumi do të rrisë edhe më shume bashkëpunimin e gjykatave kushtetuese në mbrojtje dhe garantimit të të drejtave dhe lirive të njeriut. Institucionet tona mbeten të angazhuar ndaj parimeve themelore të demokracisë, sundimit të ligjit dhe garantimit të të drejtave të njeriut”, pohoi Osmani, raporton RTKLive.