Osmani e pret në takim raportuesen për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në KiE
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot është takuar me Dora Bakoyannis, raportuese për aplikimin e Kosovës për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës.
Sipas presidencës, në takim Osmani ka shprehur mirënjohje për vizitën e raportueses.
“Kosova është e përkushtuar që t`i përmbushë të gjitha standardet e Këshillit të Evropës për anëtarësim. Kushtetuta e Kosovës veçse ka përfshirë konventat kyçe të Këshillit të Evropës duke i bërë ato të zbatueshme në Kosovë. Në këtë frymë, Kosova është e përkushtuar fuqimisht ndaj vlerave evropiane, duke përfshirë demokracinë, të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit.” – thuhet në njoftim.
Tutje, Osmani ka treguar që pret që debate dhe votimi për aplikimin e Kosovës të bëhet sa më parë.
“Vitin e ardhshëm, Këshilli i Evropës do të shënojë 75 vjetorin e themelimit të tij. Kështu, do të ishte shumë simbolike që vetë Këshilli i Evropës, si organizata kryesore e të drejtave të njeriut në kontinentin tonë, të hapte derën për një vend demokratik, që aspiron t'i bashkohet familjes së vlerave.” – ka thënë presidenca.
Njoftimi i plotë: