A mund të ketë lajm pozitiv për vizat? Osmani e buzëqeshur përkrah Scholzit e Macronit
Vjosa Osmani po qëndron në Pragë, atje ku po mbahet samiti inaugurues i Komunitetit Politik Evropian.
Ajo ka zhvilluar disa takime deri më tani, kurse para pak çastesh publikoi një fotografi të përbashkët me presidentin Macron dhe kancelarin Scholtz.
"Mirënjohës presidentit Macron dhe kancelarit Scholz për takimin e sotëm përmbajtësor, për përkrahjen e tyre për Kosovën dhe angazhimin e tyre për paqe dhe stabilitet në rajonin tonë!", shkroi ndër të tjerash Osmani.
Ajo që bie në sy është pozitiviteti në fytyrën e presidentes sonë, e shpresojmë të ketë marrë ndonjë lajm të mirë. Pse jo edhe për vizat?
Më poshtë edhe postimi i plotë:
