Osmani pas ratifikimit të marrëveshjes me MCC-në: Paraqet angazhimin tonë institucional më serioz drejt trancizionit energjetik
Presidentja, Vjosa Osmani, ka mirëpritur ratifikimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe SHBA-së për programin kompakt të MCC për investime në energji.
Osmani ka thënë se vendimi i sotëm i Kuvendit paraqet angazhimi e institucioneve drejt tranzicionit energjetik.
“Mirëpres mbështetjen njëzëri në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ku sot u ratifikua marrëveshja ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të përfaqësuara nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), për Programin e Kompaktit. Përveç konfirmimit të partneritetit strategjik me SHBA-të, vendimi i sotëm i Kuvendit paraqet angazhimin tonë institucional më serioz drejt trancizionit energjetik në Kosovë. Na priftë e mbara! 
”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Ndryshe sot 89 deputetë të Kuvendit të Kosovës ratifikuan marrëveshjen ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të përfaqësuara nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), për Programin e Kompaktit
