Osmani dhe ambasadori britanik flasin për zgjedhjet, dhe formimin e institucioneve të reja - NACIONALE

Osmani dhe ambasadori britanik flasin për zgjedhjet, dhe formimin e institucioneve të reja

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

“Në takim u diskutuan zhvillimet e fundit në vend, si dhe procesi i zgjedhjeve të parakohshme të mbajtura më 28 dhjetor, të cilat u zhvilluan sipas standardeve më të larta demokratike. Në këtë frymë, Presidentja ritheksoi rëndësinë e formimit sa më të shpejtë të institucioneve”, njofton Presidenca.

“Po ashtu, në takim u diskutua edhe për hapat tutje drejt finalizimit të iniciativës së Presidentes për lidhjen e marrëveshjeve strategjike me Mbretërinë e Bashkuar në fushat e interesit të përbashkët, respektivisht atë të mbrojtjes, sigurisë, si dhe ekonomisë e tregtisë, për ç’gjë ishin dakorduar gjatë vizitës së Sekretarit të Jashtëm britanik në Kosovë në prill të vitit të kaluar”, thuhet tutje në njoftim.

Lajme të ngjashme