Organizatori i protestës së sotme: Nuk pretendoj të jem Albin Kurti i ardhshëm - NACIONALE

Organizatori i protestës së sotme: Nuk pretendoj të jem Albin Kurti i ardhshëm

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Njëri nga organizatorët e protestës së sotme kundër Asociacionit, Bleron Beka ka folur për këtë protestë, duke thënë se ky është vullnet i një pjese të shoqërisë dhe vullnet i studentëve.

Ai ka thënë se studentët janë e ardhmja e shtetit, duke shtuar se ai nuk ka pretendimi të jetë Albin Kurti i të ardhmës.

“Nuk pretendoj të jem Albin Kurti i ardhshëm, por pretendoj të jem Bleron Beka i cili ka me kontribu në shtetin e Kosovës”, - tha ai.

Për këtë protestë pati shumë kundërshtime të quhet protestë e studenteve, pasi që u organizua nga Parlamenti Studentor i UP-së, i cili udhëhiqet nga organizata e afaërt me Vetëvendosjen – Studim Kritik Veprim.

Mirëpo, nënkryetari i Parlamentit Studentor thotë se nuk do lejon të instrumentalizohen studentët.

“Edhe nëse nuk e kam fuqinë të ndikoj të studentët tjerë, instrumentalizimin tim dhe të integritetit tim nuk e lejoj asnjëherë. Kam dalë sot pë shkak të bindjeve të mia”, - tha Beka.

Lajme të ngjashme