Zyba i VV-së: Po protestohet kundër Zajednicës, jo kundër individëve apo Qeverisë - NACIONALE

Zyba i VV-së: Po protestohet kundër Zajednicës, jo kundër individëve apo Qeverisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sot është mbajtur protesta përkrahësve të VV-së kundër formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ata mbanin parullat: “Së bashku kundër Asociacionit, “Asociacioni nuk kalon!”, “Jo ndarjes së Kosovës” etj.

Në këtë protestë janë parë edhe deputetë dhe anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje. Në mesin e tyre ishte edhe deputeti Salih Zyba, i cili i ka treguar gazetarit Vullnet Krasniqi arsyet e mbajtjes së protestës dhe qëndrimet e tij rreth Asociacionit.

Deputeti i partisë në pushtet i tha Nacionales se ai mbështet protestën kundër themelimit të Asociacionit.

I pyetur se kundër kujt po bëhet protesta, ai ka thënë se protesta nuk është kundër Qeverisë së Kosovës por kundër “Zajednicës” dhe se qëllimi është parandalimi i saj.

“Kemi dal me dëgju, me protestu, edhe i mbështesim dhe pajtohemi me kërkesat e tyre.” - tha ai.

“Po protestohet kundër Zajednicës, jo ndaj individëve, as ndaj qeverisë.” - tha Zyba.

Lajme të ngjashme