Operacion i përbashkët i AKI-së dhe Policisë së Kosovës: Kapen 60 kilogramë drogë, arrestohen katër persona - NACIONALE

Operacion i përbashkët i AKI-së dhe Policisë së Kosovës: Kapen 60 kilogramë drogë, arrestohen katër persona

1 orë më parë

nga NACIONALE

Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe Policia e Kosovës në një operacion të përbahskët me AKI-në kanë sekuestruar rreth 60 kilogram supstanca narkotike dhe kanë arrestuar katër të dyshuar lidhur me këtë.

Siç ka bërë të ditur kjo Prokurori, pas hetimeve disa mujore, sot ka zhvilluar aksion në dy lokacione të ndryshme në Komunën e Prishtinës dhe fshatin Babush të Komunës së Ferizajit.

Lidhur me këtë rast janë arrestuar katër (4) persona të dyshuar, prej të cilëve një (1) shtetas i Republikës së Kosovës, dy (2) shtetas të Republikës së Serbisë dhe një (1) shtetas i Republikës së Shqipërisë.

Ndërsa janë arrestuar katër persona të dyshuar, prej të cilëve një (1) shtetas i Republikës së Kosovës, dy (2) shtetas të Republikës së Serbisë dhe një (1) shtetas i Republikës së Shqipërisë.

Komunikata e Prokurisë Themelore të Prishtinës:

Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe Policia e Kosovës sekuestrojnë rreth 60 kilogramë substancë narkotike dhe arrestojnë katër persona të dyshuar

Prishtinë, 18 qershor 2026- Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton opinionin publik, se në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI) dhe Policinë e Kosovës përkatësisht Drejtorinë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Prishtinë, pas zhvillimit të hetimeve disa mujore, si dhe zbatimit të masave të veçanta hetimore, ka zhvilluar një aksion në dy lokacione në Komunën e Prishtinës dhe në fshatin Babush të Komunës së Ferizajit, ku si rezultat janë sekuestruar rreth 60 kilogramë substancë narkotike të dyshuar të llojit marihuanë.

Lidhur me këtë rast janë arrestuar katër (4) persona të dyshuar, prej të cilëve një (1) shtetas i Republikës së Kosovës, dy (2) shtetas të Republikës së Serbisë dhe një (1) shtetas i Republikës së Shqipërisë.

Me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, për shkak se të njëjtit dyshohen për kryerjen e veprës penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’, nga neni 267 par.3 lidhur me nenin 275 par. 1.9 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjatë këtij aksioni janë sekuestruar: Rreth 60 kilogramë substancë narkotike të dyshuar të llojit marihuanë, dy (2) vetura, dhe një (1) kamion.

Prokurori i Shtetit, brenda afatit ligjor do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës për sigurimin e prezencës së të pandehurve në procedurë penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës, mbeten të përkushtuara në luftimin ndaj kriminalitetit dhe forcimin e sundimit të ligjit dhe vënien para drejtësisë të gjithë atyre që bien ndesh me ligjin/Nacionale

Lajme të ngjashme