Olluri reagon pas takimit Kurti-Petrovci: Detyra që ai s’e gabon asnjëherë, respektimi i atyre që ofendojnë UÇK-në - NACIONALE

Olluri reagon pas takimit Kurti-Petrovci: Detyra që ai s’e gabon asnjëherë, respektimi i atyre që ofendojnë UÇK-në

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gazetari Parim Olluri ka reaguar pas takimt të kryeministrit Albin Kurti me aktorin Enver Petrovci.

Olluri në llogarinë e tij në “Facebook”, ka thënë se “detyra që Kurti nuk e gabon asnjëherë është respektimi i njerëzve që i ofendojnë njerëzit e UÇK-së", duke e rikujtuar deklaratën skandaloze të Petrovcit për ish-pushtetarët.

“Pa lufte keta kurrkushi s’kishin qene, mesuesa e badigarda”

Detyra qe Kurti nuk ia huqe kurre. Me i respektu keta qe i ofendojne njerezit e UÇK’se.” - ka shkruar Olluri.

Lajme të ngjashme