Olluri ironizon me Sabit Gecin: Pa ra ne sexhde, nuk i besojmë që nuk është konvertuar
Dje u raportua në media se ish-komandanti UÇk-së, Sabit Geci është konvertuar në fenë Katolike, por që me pas ai e mohoi lajmin.
Në lidhje me këtë ka reaguar gazetari, Parim Olluri.
Olluri përmes një postimi në Facebook, ka ironizuar me ish-komandantin.
“Pa ra ne sexhde Sabit Geci, na nuk i besojme qe nuk eshte konvertu. Le ta mohon me vepra. Per neve myslimanet ai mbetet Kastriot”, ka shkruar Olluri.
