“O kryekriminel, unë kam me të vra”: E pranon fajësinë i dyshuari për kanosjen e Faton Pecit
I dyshuari për kanosjen e ministrit në detyrë, Faton Peci, e ka pranuar fajësinë.
Megjithatë, faljen e tij nuk e ka pranuar Peci.
Prokuroria Themelore në Prishtinë më 26 mars 2025 ka ngritur aktakuzë ndaj Blerim Avdiut, të cilin e ngarkon se më 2 mars 2025 me rastin e postimit të një fotografie në rrjetin social “Facebook” nga i dëmtuari Faton Peci- si ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural lidhur me aktivitetet e tij si ministër, Avdiu nga profili i tij në “Facebook” me dashje ka kanosur seriozisht të dëmtuarin, duke i dërguar mesazhe fyese dhe kanosëse.
“Si kryeminel ti q… edhe ata të vdekurit une kam me të vra jo tjetër kush, kryeminel ti gjall e un gjall nuk kemi me jetu jo pot tham qat ditë se te mrri në ks asnjani nuk kena me kan ket jet o bir shkine o bir shkavi ta dish edhe vorrin e nanes, kryeminel mos harro me 28 maj jam në kufi veq me ardh me të vra ty kena me ardh dije mirë”, citohen në aktakuzë fjalët kërcunese të të akuzuarit drejtuar të dëmtuarit Peci.