“O armik, o armik”: Personi që tentoi ta sulmonte Rrahman Jasharajn thotë se "shkoi për mbesën"
Personi i cili tentoi ta sulmonte kryesindikalistin Rrahman Jasharaj në shkollën fillore “Ismail Qemali” në Prishtinë është deklaruar për medie.
Siç raportohet, personi në fjalë i ka bërtitur Jasharajt “O armik, o armik” derisa e ka pritur që të dilte nga klasa për ta bërë tentim-sulmin.
Por, ai ishte ndalur nga shumë mësimdhënës që i kishin thënë atij “si s’të vije turp ta sulmosh mësuesin”.
Kjo ka bërë që edhe një person të tentonte sulmin ndaj këtij personi, por fatmirësisht edhe ai ishte parandaluar.
“Nuk qetësohem, falemnderit prej teje, shumë falemnderit qysh po silleni por nuk jam armik i kurrkujt, por unë erdhe për mbesën tem, erdha për mbesën tem me ditë se çka po bëhet,” – ka shkruar ai.
Jasharaj është përballur me gjuhë dehumanizuese gjatë ditëve të fundit edhe nga eksponentë të ndryshëm të pushtetit, që e kanë lidhur me partitë serbe, ShIK-un etj.