Nxiti urrejtje mes grupeve fetare në “Facebook”, Prokuroria ngre aktakuzë ndaj një personi - NACIONALE

Nxiti urrejtje mes grupeve fetare në “Facebook”, Prokuroria ngre aktakuzë ndaj një personi

1 orë më parë

nga NACIONALE

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit I.K, i cili dyshohet për nxitje të urrejtjes mes grupeve fetare në Facebook.

Në njoftimin për media, prokuroria ka bërë me dije se personi në fjalë akuzohet për veprën penale “Nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”.

“Sipas aktakuzës, më 16 prill 2026, i pandehuri, përmes rrjetit social Facebook, dyshohet se me dashje ka ndërmarrë veprime me qëllim të nxitjes dhe përhajpjes publike të urrejtjes dhe mosdurimit ndërmjet grupeve fetare. Aktakuza pretendon se i pandehuri i I.K., përmes veprimeve të tij inkriminuese, ka përhapur publikisht urrejtje dhe mosdurim ndërmjet grupeve fetare, duke cenuar bashkëjetesën ndërfetare në Republikën e Kosovës dhe duke rrezikuar rendin dhe qetësinë publike”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.

Sipas njoftimit, çështja penale do të shqyrtohet nga Gjykata Themelore në Prishtinë, e cila do të vendosë lidhur me akuzat e ngritura.

Lajme të ngjashme