Nushi i reagon deputetes Statovci: Jeta, nuk besoj që je kaq e padijshme
Zyrtari i Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi, i ka reaguar deputetes së Listës Guxo Jeta Statovci e cila ia dha meritat konsultetit Gani Jakupi lidhur me vendimin e Spanjës për t’i liberalizuar vizat për Kosovën.
Përmes një komenti në postimin e deputetes, Nushi i tha zonjës Statovci se deklaratës së saj nuk i beson as Gani Jakupi.
“Jeta, nuk besoj qe je kaq e padijshme. Ngutia me e mbrojte Gervallen po te qet ne pozite injorantesh. Te thuash qe “lobimi” i Gani Jakupit e solli “njohjen” eshte idiotsi. Kotrata e tij skandaloze ka te beje me vendet e Beneluksit. Bile kete gje qe e ke thene ti nuk ta pranon as Gania vet (shih foton). Ka vite qe Kosovaret shkojne ne Spanje. Kur nuk keni me cka mu lavdu, dokeni injorante”, ka shkruar Nushi.