Numërohen 90% e votave me kusht, VV merr mbi 50% - NACIONALE

Numërohen 90% e votave me kusht, VV merr mbi 50%

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Derisa Qendra e Numërimit dhe Rezultateve po i afrohet fundit të procesimit të votave me kusht, Lëvizja Vetëvendosje mban avantazh të theksuar, duke siguruar më shumë se gjysmën e votave të numëruara në këtë kategori.

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (ora 16:55), me 89.47% të njësive të procesuara (51 nga 57), rezultatet për votat me kusht janë si vijon:

  • Lëvizja VETËVENDOSJE! (LVV) kryeson bindshëm me 50.31% (3,997 vota).
  • Partia Demokratike e Kosovës (PDK) renditet e dyta me 20.20% (1,605 vota).
  • Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mban vendin e tretë me 10.51% (835 vota).

Numërimi gjithashtu tregon Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me 5.85% dhe Listën Serbe me 5.02%.

Lajme të ngjashme