Nuk u mbijetoi plagëve, vdes personi që u aksidentua ditë më parë në Malishevë - NACIONALE

Nuk u mbijetoi plagëve, vdes personi që u aksidentua ditë më parë në Malishevë

4 orë më parë

nga NACIONALE

Personi që ishte aksidentuar ditë më parë në fshatin Shkarashnik të Malishevës ka vdekur, pasi nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Pas aksidentit, ai ishte dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), por, pavarësisht trajtimit, ka ndërruar jetë.

Vdekjen e tij e ka konfirmuar drejtori rajonal i Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta.

Lajme të ngjashme