S'respektohet vendimi për stikersa, vetura me targa serbe shëtit lirshëm nëpër Kosovë
Një veturë me targa të Beogradit ka qarkulluar gjatë ditës së sotme në autostradën "Ibrahim Rugova".
Siç edhe mund ta shihni foton e siguruar nga Nacionale, ajo nuk ka fare stikersa, konform marrëveshjes në fuqi për targat.
Sipas kësaj marrëveshjeje, të gjitha veturat me targa kosovare që hyjnë në Serbi, duhet të mbulohen nga stikersat, kurse njëjtë ndodh edhe me targat e veturave serbe që hyjnë në vendin tonë.
Megjithatë, një syresh duket se nuk po e respekton, ose nuk ka rënë në "radarin" e policisë.
“Të gjithë pronarët e makinave me vendbanim në Kosovë do të përdorin targa RKS ose KS. Ato do të lëshohen nga autoritetet përgjegjëse në Kosovë”, thuhet në pikën 7 të Marrëveshjes për lirinë e lëvizjes, të arritur mes dy vendeve në kryeqytetin evropian.

