“Nuk ishte vetëm një person organizator” – Szunyog tregon kur mund të vendosen sanksione ndaj Serbisë
Shefi i BE-së në Kosovë, Thomas Szunyog, ka folur rreth sulmit terrorist në Banjskë.
Ai ka thënë se po i presin hetimet që më pas të vendoset lidhur me sanksionet e mundshme ndaj Serbisë. Szunyog deklaroi gjithashtu se prapa këtij organizimi nuk ka shanse të jetë vetëm një person.
“Qëndrimi i BE-së është shumë i qartë. Të gjitha faktet rreth sulmit duhet të vërtetohen përmes një hetimi të plotë, në kohë dhe efektiv nga autoritetet e Kosovës. BE-ja, përmes EULEX-it, është duke i monitoruar nga afër hetimet në vazhdim. Shtrirja e operacionit ishte e paprecedentë, përmasat e municioneve dhe armëve të konfiskuara ishin të mëdha. Provat sugjerojnë se nuk ishte organizuar vetëm nga një person. Presim bashkëpunimin e pakushtëzuar të Serbisë si dhe bashkëpunimin e çdo pale tjetër që mund të hedhë dritë mbi detajet e sulmit. Ne presim që çdo autor të vihet para drejtësisë”, tha ai për Kosovo Online.
"Policia e Kosovës u sulmua nga persona të armatosur rëndë. Shtrirja e operacionit ishte e paprecedentë dhe paraqet një përshkallëzim të madh, i cili bie ndesh me thirrjet e përsëritura të Bashkimit Evropian për deeskalim në veri të Kosovës. Pasojat e këtij sulmi terrorist janë ndihet jo vetëm në veri të Kosovës, por në mbarë Kosovën dhe në mbarë rajonin.Ne po ashtu shohim se sulmi sigurisht ka rritur shqetësimin e komunitetit ndërkombëtar për situatën në veri të Kosovës”, theksoi shefi i BE-së në Kosovë.