Nuk i kreu punë servilizmi: RTK e largon Blerim Haxhiajn nga pozita e u.d. të Kryeredaktorit
Blerim Haxhiaj është larguar nga pozita e ushtruesit të detyrës së Kryeredaktorit të kanaleve televizive në gjuhën shqipe të Radio Televizionit të Kosovës.
Drejtoresha e Përgjithshme e RTK-së, Zana Spahiu, ka marrë vendim për largimin e Haxhiajt nga kjo pozitë.
Sipas këtij vendimi, ushtruese e detyrës së kryeredaktores është vendosur Venera Xhoxhaj Adili.
Kjo është konfirmuar përmes një emaili që drejtori i televizionit, Rilind Gërvalla, e ka njoftuar stafin.
Në emailin e siguruar nga gazetaExpress jepen edhe detaje tjera.
“Duke filluar nga sot 4.08.2026, ftohen të gjithë kolegët që të bashkëpunojnë ngushtë me znj. Xhoxhaj Adili”, thuhet në e-mailin e Gërvallës.