Norvegjia po rrit gatishmërinë e saj ushtarake për shkak të Rusisë - NACIONALE

Norvegjia po rrit gatishmërinë e saj ushtarake për shkak të Rusisë

3 vjet më parë

nga Lirim Krasniqi

Nga 1 nëntori, norvegjia do ta vendosë ushtrinë në gatishmëri të lartë për shkak të luftës në Ukrainë, tha sot kryeministri norvegjez.

Norvegjia është tani eksportuesi më i madh i gazit natyror në Bashkimin Evropian, duke siguruar rreth një të katërtën e importeve evropiane pas reduktimit të flukseve të gazit rus.

"Situata më e rëndë në disa dekada"

"Kjo është situata më serioze e sigurisë në dekada," tha kryeministri Jonas Gahr Stoere në një konferencë shtypi.

“Nuk ka indikacione se Rusia po e zgjeron luftën e saj në vende të tjera, por për shkak të tensioneve të shtuara, ne jemi më të ekspozuar ndaj kërcënimeve, operacioneve të inteligjencës dhe fushatave të ndikimit”, tha ai.

Norvegjia ka vendosur ushtrinë për të ruajtur platformat dhe objektet e saj në det të hapur dhe në tokë pas sulmit në Nord Stream më 26 shtator dhe ka marrë mbështetje nga marina britanike, franceze dhe gjermane. /Nacionale/

Lajme të ngjashme