Norvegjia pajtohet për t’i ndarë mbi 440 milionë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën - NACIONALE

Norvegjia pajtohet për t’i ndarë mbi 440 milionë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Norvegjia është pajtuar që të kontribuojë me 4,2 miliardë krona norvegjeze (443,2 milionë dollarë) për mbështetje ushtarake për Ukrainën, ndërsa Franca ka garantuar një hua prej rreth 3 miliardë kronash, tha të enjten qeveria norvegjeze.

Marrëveshja mes Francës e Norvegjisë e përfshin blerjen e një sasie të madhe të armëve ajër – tokë dhe kapacitete që ofrojnë vëzhgim nga industria franceze e mbrojtjes, tha qeveria norvegjeze, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

“Projektet në këtë marrëveshje i përmbushin prioritetet jetike të Ukrainës dhe janë identifikuar pas dialogut të ngushtë me Ministrinë e Mbrojtjes të Ukrainës” – tha në një deklaratë ministri i Mbrojtjes i Norvegjisë, Tore Sandvik.

“Projektet që ne i kemi identifikuar në këtë marrëveshje do të ofrojnë efekte të shpejta për Ukrainën” – shtoi ai.

Lajme të ngjashme