"Njeri që rren edhe për fëmijë të vet": Mehmetaj e publikon një video të Kurtit ku përgjigjej për shkollat publike në Kosovë
Gazetari Lirim Mehmetaj ka publikuar një video të kryeministrin Albin Kurti të dhënë gjatë kohës sa ishte në opozitë, për çështje e arsimit dhe shkollimit në Kosovë.
Kurti në këtë video thoshte se për vajzën e tij shkollat publike në Kosovë ishin zgjidhja më e mirë.
E për këtë Mehmetaj ka thënë se Kurti po gënjen pasi vajza e tij nuk shkollohet në Kosovë.
“Çka ndodhi me “shkollat publike të Kosovës”, s’ua mbushen mendjen a?” – ka pyetur ai.
Shkrimi i tij:
Njeri që rren edhe për fëmijë të vet, çka pritet prej tij
Po e pyesin që kur të jesh kryeministër ku do të shkojë në shkollë vajza juaj.
“Do ta diskutoj me gruan këtë punë”, tha, po që është “për shkolla publike të Kosovës dhe ajo është zgjidhja më e mirë”.
Ani, çka ka ndodhë? S’të la gruaja a çka?
Çka ndodhi me “shkollat publike të Kosovës”, s’ua mbushen mendjen a?
More laboq.