Një qytetar gjendet i shtrirë e pa shenja jete në Podujevë, kishte plagë në fytyrë nga arma e zjarrit
Një vdekje e dyshimtë është regjistruar dje në Podujevë.
Një person është gjetur pa shenja jete, dhe me plagë në fytyrë nga arma e zjarrit.
Njoftimi:
HETIM I VDEKJES
Podujevë 30.04.2026, 16:30-23:26. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në dysheme pa shenja jete ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij. Viktima kishte plagë në fytyrë që dyshohet se ishin shkaktuar nga arma e zjarrit. Në vendin e ngjarjes janë në afërsi të viktimës janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë, një mjet i mprehtë (thikë), një karikator me një fishekë në të, një gëzhojë, disa mjete për pastrimin e armës si dhe një palë syze të dëmtuara. Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes është gjetur dhe një armë që dyshohet të jetë jo funksionale si dhe 11 fishekë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.