Një punëtor 49 vjeçar vdes pasi bie nga ndërtesa në Veternik të Prishtinës, policia nis hetimet
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar vdekjen e një punëtori në vendin e tij të punës.
Në një prononcim për Express, ai ka bërë me dije se viktima ka rënë nga një objekt në lagjen Veternik të Prishtinës derisa ka qenë duke punuar.
Sipas tij, bëhet fjalë për një 49 vjeçar.
“Sot rreth orës 10:00, kemi pranuar informatën se një person ka rënë nga një lartësi (objekt) në lagjen Veternik në Prishtinë, derisa ishte duke punuar. Viktima mashkull, 49 vjeç, nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Policia në koordinim me prokurorinë dhe Inspektoriatin e Punës kanë nisë një hetim lidhur me këtë rast”, ka thënë Ahmeti.