Një person qëllon veten pë vdekje me pushkë gjuetie në Zubin Potok
Një burrë kosovar ka vdekur si pasojë e plagëve të marra, pasi e ka qëlluar veten me pushkë gjuetie në Zubin Potok.
Sipas policisë, vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.
Rasti po hetohet.
Raporti i plotë i PK-së:
HETIM I VDEKJES
Zubin Potok 04.10.2022 – 19:27. Raportohet se viktima mashkull kosovar ka qëlluar veten me pushkë gjuetie duke pësuar plagë vdekjeprurëse. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion. Rasti në hetime.