Një person kapet në flagrancë duke vjedhur kabllo elektrike në një lokal në Prishtinë
Policia e Kosovës ka arrestuar një person për vjedhje në Prishtinë.
Sipas raportit 24 orësh të PK-së, i dyshuari është kapur në flagrancë duke vjedhur kabllo elektrike në një lokal.
Ai ka qenë bashkë me një person tjetër, por ka arritur që të ikë nga vendi i ngjarjes.
Raporti i plotë:
VJEDHJE
Prishtinë / 09.07.2024 - 11:02. Është arrestuar i dyshuari kosovar, pasi që është kapur në flagrancë duke vjedhur kabllo elektrike në një lokal, së bashku me një person tjetër i cili ka arritur që të ikë nga vendi i ngjarjes. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.